Dëmshpërblim për aksidentet rrugore

Avokat për dëmshpërblim nga aksidentet rrugore

 

Në Shqipëri aksidentet automobilistike janë shumë të shpesha si pasojë e disa problematikave të thksuara në vëndin tonë. Çdo person i dëmtuar si pasojë e një aksidenti automobilistik është përfitues i një dëmshpërblimi sipas percaktimeve ligjore.

Mundësitë për ndodhjen e aksidenteve rrugore mund të lidhen me një sërë faktorësh, si numri i kilometrave të përshkruar, shtrirja dhe cilësia e infrastrukturës rrugore, kushtet klimaterike dhe gjeografike, dendësia e popullsisë etj.

Sjellja e drejtuesve të mjeteve mund të përbëjë gjithashtu shkak për mundësitë e ndodhjes së aksidenteve, si psh trajnime të papërshtatshme ose eksperienca, mungesa e përqendrimit, shpejtësia tej normave të lejuara, mosrespektim i rregullave të qarkullimit rrugor si dhe drejtimi i automjeteve nën ndikimin e pijeve alkolike.

Faktorët kryesorë të shkaktimit të aksidentit, janë sjellja e gabuar e përdoruesve të rrugës, tejkalimi i normave të shpejtësisë në zona të banuara apo dhe problematika në infrastrukturën rrugore ku mungesa e sinjalistikës bëhet shkak për aksident.

Edhe pse janë bërë shumë përpjekje për ndërgjegjësimin e personave të cilët në përditshmërinë e tyre u duhet të drejtojnë një mjet motorik rezultatet nuk kanë qënë shumë efikse në këtë drejtim. Vetë termi aksident do të thotë një fatkeqësi e ndodhur në mënyrë të papritur dhe e rastit që mund t’i sjellë njeriut dëme materiale dhe trupore deri në shkallën e vdekjes.

Pra nga kjo do të kuptojmë se në përditshmërinë tonë jemi të rezikuar për tu përfshirë në ngjarje aksidentale. Ligji 10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” e ka të përcaktuar në mënyrë urdhëruese detyrimin e pronarit të mjetit motorik përpara përdorimit të tij të lidhë kontratë sigurimi dhe të sigurojë rinovimin e saj për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në qarkullim.

Çfarë duhet të dini në rast se jeni përfshirë në një aksident automobilistik. Fotografimi i vëndit ku ka ndodhur aksidenti ndihmon organet kopetente në përcaktimin e shkaqeve apo dinamika se si ka ndodhur aksidenti. Në rast se ka persona të dëmtuar duhet menjëherë të njoftoni urgjencën spitalore dhe të jepni ndihmën e parë personave të lënduar. Gjithashtu pas tejkalimit të situarave emergjente duhet të qëndroni në vëndin e aksidentit duke pritur shërbimet e policisë për të dhënë deklaratat e nevojshme.

Pala e demtuar ka të drejtë të paraqesë kërkesë për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës i pronarit te mjetit me te cilin eshte shkaktuar aksidenti. Kërkesa për dëmshpërblim mund të përfshijë dëmshpërblimin e dëmëve pasurore e jopasurore. Afatet kohore për trajtimiin e kërkesës për dësmshpërblim janë të përcaktuara në kohë ku në përfundim të afatit siguruesi përgjegjës duhet të njoftojë me shkrim palën e dëmtuar për masën e dëmshpërblimit.

Po ashtu në rast të refuzimit të kërkesës për dëmshpërblim siguruesi përgjegjës duhet të njoftojë me shkrim palën e dëmtuar për refuzimin dhe shkaqet ligjore, që çojnë në këtë refuzim, nga ku pala e dëmtuar në rast kundërshtimi ka të drejtë të paraqesë kërkesë padi në gjykatë.

Në të shumtën e rasteve të dëmtuarit nga aksidenti janë pasagjerë, kalimtar, trashëgimtarë apo të afërm të të aksidentuarve, të cilët nuk kanë dijeni se mund të përfitojnë një dëmshpërblim. Gjithashtu, të dëmtuarit duke mos pasur njohuritë e nevojshme juridike, nuk e dinë se përveç dëmit pasuror, dëmtimit fizik ekziston edhe dëmi moral apo dëme të tjera jo-pasurore që lidhen më cenimin e cilësisë së jetës përpara aksidenti.

Po ashtu të drejtën e përfitimit të dëmshpërblimit e kanë edhe drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident që sipas rrethanave të ndodhjes së aksidentit rezulton të mos kenë kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithë dokumentacioni ligjor tërhiqet dhe plotësohet nga avokatët tanë në të gjitha institucionet publike e private (prokurori, gjykatë, polici, shërbimi spitalor) si dhe çdo institucion publik dhe privat deri përfundim të proçedurës dhe akodrimit përkatës së dëmshpërblimit.

Në përditshmëri njeriu është i ekspozuar ndaj çdo reziku për jetën e tij. Nisur nga ky fakt jeta e individit është e rezikuar dhe në momentin që dikush paraqitet për të marë shërbim spitalor, apo reziku që i kanoset kur në përditshmërinë e tij duhet të punonjë kë kushte të vështira.

Një punonjës i sistemit të transmetimit të energjise gjithashtu është i rezikaur në jetën e tij për shak të punes së tyre të përditshme. Energjia elektrike jo në pak raste ka qënë fatale për njerzit nga ku ka rezultuar se shumë individë janë dëmtuar si pasojë e aksidenteve në punë duke rënë në kontakt me këtë të fundit. Edhe këto lloj dëmësh janë të vlerësueshme dhe përfitueshme nga personat e dëmtuar dhe familjarët e tyre.

Po ashtu punonjësit e minierave janë të ekspozuar ndaj aksidenteve në punë të cilat janë një kërcënim real për jetën e tyre ne çdo moment të ditës. Normalisht personat e kësaj kategorie duhet të sigurohen dhe të jënë të mbrojtur përballë këtij reziku nga ku punëdhënësi i tyre është i detyruar ligjërisht për të patur kontratë sigurimi mbi aksidentet në punë për gjithë punëmarrësit e tij.

Ajo çka është tepër e rëndësishme për t’u theksuar është se humbja e një njeriu të dashur nuk mund të paguhet me të holla por një shumë monetare mund të lehtësojë jetën e familjarve. Dëmshpërblimi nuk mund të prapësojë atë që ndodhi por siç e kemi thënë dhe më sipër mund ta bëjë periudhën pas aksidentit më të lehtë.

Kompanitë e sigurimit janë të presdispozuara që të zvarrisin kërkesën për dëmshpërblim duke tejkaluar afatin kohor të sanksionuar në ligj, nga ku të dëmtuarit apo familjarët duke u ndodhur në kushte të vështira por duke pasur edhe barrën e dëmit, vuajtjet dhe shpenzimet e mëdha shëndetësore lodhen nga këto zvarritje dhe heqin dorë nga të drejtat e tyre legjitime për të përfituar ata çka ligji u’a garanton.

Prania e avokatit është një lehtësim në këtë drejtim, duke marrë përsipër përgjegjësinë e mbrojtjes së të drejtave legjitime përpara të gjitha institucioneve, kompanive të sigurimit dhe në të gjitha shkallët e gjykimit, në çdo rreth të Republikës së Shqipërisë.

Theksojmë faktin se shërbimi për këto lloj çështje dhe suporti do të jetë real nga ana jonë nga ku personat nuk do të kenë detyrim financiar ndaj avokatit deri sa ky i fundi të fitojë çështjen respektive.

Çështjet që kanë të bejnë me këto lloj dëmshpërblimesh do të ofrohen nga studio ligjore në çdo qytet të Republikës së Shqipërisë, si Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Lezhë etj duke vlerësuar maksimalisht situatën problematike të personave, duke garantuar zgjidhje të këtyre problemve në kohë reale dhe sa më të shkurtër.

Bazuar në:

Ligjin Nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.

Ligjin Nr. 10076, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Rregullore nr. 53, datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

To Top